Barcelona – Real Madrid: Ka një favorit në garën për Lautaro Martinez

Barcelona dhe Real Madrid janë dy skuadrat që janë në garë për shërbimet e Lautaro Martinez.

Sport

14/02/2020 17:51

Martinez ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës së Inter, duke tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat spanjolle.

Dy gjigantët e La Liga, Barca dhe Real, tashmë janë duke monitoruar situatën e lojtarit, të cilin duan ta transferojnë gjatë verës së ardhshme.

Raportime të ‘AS’ bëjnë të ditur se Barca është në avantazh kundër Real Madrid, për nënshkrimin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Kampionët e La Liga kanë ndjekur lojtarin tash e disa muaj, dhe gjatë verës pritet të bëjnë maksimumin për ta transferuar në ‘Camp Nou’.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët deri atëherë, dhe nëse Real Madrid do të bëjë hapa shtesë për të qëndruar në garë me katalanët. /Lajmi.net/