Barcelona – Real, kush shpallet kampion me pikë të barabarta?

Barcelona dhe Real Madrid mund të përfundojnë sezonin me pikë të barabarta në La Ligë. Por, në rast se ndodh kjo, kush do të shpallet kampion?

Sport

09/05/2015 09:55

Barcelona ka dy pikë më tepër se Real Madrid, tri xhiro para përfundimit të sezonit në La Ligë.

Gjiganti katalan pret sot Real Sociedadin kurse Los Blancos ndeshen me Valencian.

Në ndeshjet e mbetura ekziston mundësia të ndodh gjithçka, por në rast se skuadrat e mbyllin edicionin me pikë të barabarta, atëherë çfarë do të ndodhë?

Pa marrë parasysh se Barcelona ka golaverazh më të mirë se Reali +86 ndaj +73, skuadra madrilene do të shpallet kampione në bazë të bilancit më të mirë në duelet e ndërsjella.

Ekipi i Carlo Ancelottit mposhti Barcelonën 3:1 në Santiago Bernabeu ndërsa humbi 2:1 në Camp Nou.