Barcelona – Prishtina, pjesa e parë mbyllet me 6 gola

Kampioni i Kosovës në futsall, Mabetex Prishtina ka përfunduar pjesën e parë ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

15/01/2021 19:10

Mabetex Prishtina ka udhëtuar në Barcelonë për këtë sfidë dhe pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 5-1.

Me golat e shënuar nga: Dyego, Esquerdinha, Daniel Shiraishi, Joselito, Matheus Rodrigues, ndërsa për Prishtinën shënoi Mergim Dervishaj.

Barcelona është kampione në fuqi e Ligës së Kampioneve dhe gjithashtu konsiderohet si një ndër skuadrat më të forta në botë, transmeton lajmi.net.

Këtë gjë po e dëshmon edhe gjatë ndeshjes, ku ka mbi 70 për qind të posedimit të topit, mirëpo edhe Mabetex Prishtina ka pasur raste shënimi.

Fituesi caktohet me një ndeshje. /Lajmi.net/