Barcelona pranë marrëveshjes me basketbollistin e Panathinaikos

Pllejmejkeri i Panathinaikos, Nick Calathes, mund të jetë ylli tjetër i basketbollit evropian që do t'i bashkohet Barcelonës.

Sport

01/06/2020 17:05

31-vjeçari njoftoi disa ditë më parë se ai synon të largohet nga kampionët grek këtë verë.

Në Greqi, disa media raportojnë që Calathes ka rënë dakord për një marrëveshje tre vjeçare me Barcelonën me vlerë 5.5 milion dollarë neto në vit, përcjell lajmi.net.

Arsyeja për largimin e Calathes nga Panathinaikos, pavarësisht se ka mbetur një vit nga marrëveshja e tij prej 2.1 milion dollarësh, është sepse klubi do të bëjë ulje të konsiderueshme të buxhetit si rezultat i ndikimit ekonomik të krizës së koronavirusit.

Ai ka vendosur që tani është koha për një ndryshim.

Pasi shkëlqeu në EuroLeague për Panathinaikos, të cilëve iu bashkua në 2015, Calathes është afër bashkimit me Nikola Mirotic dhe të tjerët te Barcelona. /Lajmi.net/