Barcelona po e vëzhgon Aubameyangun

Skuadra e Barcelonës po mendon të përforëcohet akoma në fazën ofansive, edhe pse e ka njërin nga sulmet më të mira në botë.

Sport

12/10/2015 09:41

Katalunasit së fundmi kanë shprehur interesim për lojtarin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Mundo Deportivo, shkruan se Barça është duke e monitoruar situatën e lojtarit te klubi gjerman.

Aubameyang është shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesor të Dortmund, që prej transferimit nga Ligue 1.

Njëkohësisht mbrojtësi Adriano pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni.