Barcelona po e transferon sulmuesin premtues nga Bundesliga

Skuadra e Barcelonës është aktivizuar për të transferuar një lojtar për fazën e sulmit.

Sport

12/01/2019 09:15

Munir El Hadadi është lojtari i fundit që është larguar nga “Camp Nou” në drejtim të Sevillas, dhe largimi i tij lë hapësira në sulmin e Barcës.

Kështu, ata po e vëzhgojnë situatën e njërit nga sulmuesve më premtues në Bundesliga, Luka Jovic, raporton “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi serb ka shënuar 12 gola në 15 paraqitje me Eintracht Frankfurt në Bundesliga këtë sezon, duke tërhequr kështu vëmendjen e skuadrave të mëdha.

Barcelona ka bërë të ditur interesimin për të, mirëpo asnjë marrëveshje me lojtarin nuk do të arrihet para verës. /Lajmi.net/