Barcelona përgatit kontratë dyvjeçare për Roberton

Barcelona është duke shikuar mundësinë për të rinovuar kontratën e mbrojtësit Sergi Roberto, duke i propozuar kontratë të re dyvjeçare.

Sport

29/06/2021 11:25

Spanjolli ka pasur probleme me lëndime gjatë edicionit 2020-21 duke ndikuar të bëjë vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Arritja e Sergino Dest gjithashtu nuk e ka lejuar Roberton të jetë titullar, andaj me kontratën që i skadon vitin tjetër, raportimet e lidhin për largimin nga “Camp Nou”.

Sidoqoftë, sipas Marca, Barcelona është e interesuar të rinovojë me Roberton edhe për dy vite.

Katalunasti e vlerësojnë lojtarin dhe nuk duan ta lejojnë që të largohet si agjent i lirë vitin e ardhshëm.

Roberto ka kaluar 15 vite në Kataluni që prej kur iu bashkua akademisë së Barcelonës në vitin 2006 dhe ka fituar gjashtë herë La Liga-n dhe dy herë Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/