Barcelona pas Reusit
Një yll i ri mund t’i bashkohet Barcelonës. Gjiganti katalan është i interesuar për transferimin e mesfushorit ofanziv të Borussia Dortmundit, Marco Reus.
Sport
Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus është në listën e objektivave të Barcelonës, për afatin kalimtar të verës, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane, El Mundo Deportivo.
Barcelona është në kërkim të përforcime pas një edicioni të dështuar dhe trajneri i ri Luis Enrique tashmë ka caktuar objektivat për transferim gjatë tregut të verës.
Reus është një prej futbollistëve më të mirë në Bundesligë dhe në kontratën e tij me Dortmundin e ka të përfshirë një dëmshpërblim që i mundëson të largohet për një shumë prej 35 milionë eurosh.
Mirëpo, ajo mund të aktivizohet vetëm nga viti 2015 e tutje. Megjithatë, Barcelona beson se mund të arrijë marrëveshje për të bindur Dortmundin për ta shitur atë, duke shtuar një yll të ri në Camp Nou.