Barcelona pas Fabian

Barcelona tashmë është futur në garë për Fabian Ruiz.

Sport

01/06/2020 11:08

Fabian është vendosur në listën e prioriteteve të Barcelonës për merkaton e verës.

Mesfushori spanjoll është si aletrnativë për Miralem Pjanic të Juventus, për të cilin ‘Zonja e vjetër’ po kërkon shumë.

Mediet italiane shkruajnë se presidenti i Napoli do të kërkojë 60 milionë euro për kartonin e Fabian, transmeton lajmi.net.

24 vjeçari ka kontratë valide me Napoli deri në vitin 2023, por klubi nuk do ta mbajë pa dëshirën e tij.

Këtë sezon, lojtari ka luajtur në 22 ndeshje të Serie A, duke kontribuuar me dy gola dhe dy asistime. Kujtojmë se pas tij është edhe Real Madrid. /Lajmi.net/