Barcelona ‘parakalon’ Man Cityn, afër nënshkrimit me yllin e Juventus

Barcelona është shumë afër një tjetër lëvizjeje të madhe në merkato.

Sport

11/07/2019 21:54

Skuadra katalane kësaj radhe po mendon për fazën defensive, saktësisht krahët e mbrojtjes.

Raportimet e fundit nga Spanja bëjnë të ditur se ylli i Juventus, Joao Cancelo, është shumë afër nënshkrimit me Barcën, transmeton lajmi.net.

Lojtari portugez ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm tek Manchester City, por duket se Barcelona ka parakaluar kampionët e Premierligës.

Së fundmi Barcelona ka arritur marrëveshje edhe me Antoine Griezmann, klauzolën e të cilit e ka paguar sonte. /Lajmi.net/