Barcelona paguan nesër klauzolën e Griezmann, por merr edhe një vendim të çuditshëm

‘Drama’ Barcelona – Griezmann – Atletico, duket se është shumë afër që të marr fund.

Sport

11/07/2019 16:44

Barcelona po bën hapat e fundit drejt transferimit të lojtarit francez, dhe sipas raportimeve të fundit, nesër pritet që të paguhet klauzola e tij prej 120 milionë eurove, ku të pranishëm do të jenë vetëm avokatët e lojtarit.

Por, në prag të transferimit të tij në ‘Camp Nou’,situata nuk është aspak e qetë dhe Barcelona po merr të gjitha masat që gjërat të mos shkojnë keq.

Sipas ‘Marca’, skuadra katalane po planifikon që prezantimin e lojtarit ta bëjë pa praninë e tifozëve, transmeton lajmi.net.

Tifoztë me gjasë janë akoma të nervozuar nga ngjarjet e vitit të kaluar, kur Griezmann ‘tradhtonte’ Barcelonën në minutat e fundit.

Lojtari ishte shumë afër marrëveshjes me katalanët, para se të rinovonte kontratën e tij me Atletico Madrid. /Lajmi.net/