Barcelona – Osasuna, formacionet zyrtare

Barcelona kërkon të ndalojë serinë negative në kuadër të xhiros së 10-të të La Ligas ndaj Osasunas.

Sport

29/11/2020 13:07

 

“Blaugranët” kanë vetëm një fitore, një barazim dhe tre humbje në pesë ndeshjet e fundit në La Liga dhe gjenden në pozitën e 14-të me gjithsej 11 pikë.

Osasuna është një pozitë më poshtë me pikë  të barabarta me Barçën, edhe këta të fundit kanë regjistruar vetëm një fitore, dy barazime dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Për Barcelonën është kthyer Messi, ndërsa mungojnë nga lëndimi: Ansu Fati, Gerard Pique, Sergio Roberto, Samuel Umtiti.

 

Formacioni i Barcelonës:

Ter Stegen, Dest, Griezmann, Braithewaite, Messi, Coutinho, Lenglet, Pedri, Jordi Alba, Mingueza.

 

Formacioni i Osasunës:

Herrera, Nacho Vidal, Roncaglia, Navas, Unai García, Jony, Oier, Moncayola, Íñigo, Rubén García,Budimir/Lajmi.net/