Barcelona ofron kontratën e re për Dembele, zbritje në pagë për 50 për qind

Barcelona i ka ofruar kontratë të re sulmuesit Ousmane Dembele.

Sport

29/06/2021 12:43

Katalunasit i kanë propozuar marrëveshje për katër vitet e ardhshme me zbritje prej 50 për qind në pagë, transmeton lajmi.net.

Sipas Sport, Barcelona ka ofruar kontratë katërvjeçare me vlerë gjashtë milionë euro për sezon, pra paga është plotë 50 për qind më e ulët.

Nuk dihet nëse kjo ofertë do pranohet nga francezi që sapo është operuar dhe do jetë jashtë fushës edhe për katër muaj.

Ndërkohë, thuhet se Man United ishte gati të ofronte 50 milionë euro për Dembelen, por ky i fundit pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Portugalisë./Lajmi.net/