Barcelona nuk ka nevojë të blejë

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martini ka thënë se nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë përforcim gjatë afatit kalimtar të janarit. Së fundmi spekulohej se strategu argjentinas mund të sjellë dikë në ekip, pas lëndimeve të disa prej futbollistëve kryesorë përfshirë fillimisht Lionel Messin, Victor Valdesin e tani edhe Neymarit. Mirëpo, Martino është i kënaqur me…

Sport

22/01/2014 08:15

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martini ka thënë se nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë përforcim gjatë afatit kalimtar të janarit.

Së fundmi spekulohej se strategu argjentinas mund të sjellë dikë në ekip, pas lëndimeve të disa prej futbollistëve kryesorë përfshirë fillimisht Lionel Messin, Victor Valdesin e tani edhe Neymarit.

Mirëpo, Martino është i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion.

“Kemi skuadër shumë të fortë dhe jam optimist se do të paraqitemi mirë kur duhet të bëjmë ndryshime në formacion”, deklaroi Martino para duelit të parë në çerekfinale të Copa del Rey kundër Levantes të mërkurën mbrëma.

“Nuk ekzistonte asgjë të më bënte të mendoj se kemi nevojë për blerje kur Messi dhe Valdes ishin të lënduar. Ne i kemi përgjigjet kur futbollistët tanë janë të lënduar”, u shpreh Martino, i cili shprehu besimin se Messi është rikthyer në formën më të mirë fizike, pas mungesës prej dy muajsh për shkak të një dëmtimi.