Barcelona nuk ka kujt t’i frikësohet në La Liga, vazhdon me fitore

Barcelona e ka mbyllur ndeshjen ndaj Getafes me fitore.

Sport

06/01/2019 22:33

Barcelona e ka mposhtur Getafen në javën e 18-të në La Liga me rezultat, 1:2.

Golin e parë për katalonasit e shënoi Leo Messi në minutën e 20’, ndërsa epërsia u dyfishua nga Luis Suarez (39’), raporton lajmi.net.

Getafe arriti ta ngushtoi rezultatin me anë të Jaime Mata, që realizoi golin në minutën e 43’.

Në pjesën e dytë kishte shanse të mira për gol nga të dyja skuadrat, mirëpo rastet nuk u konkretizuan.

Pas javës së 18-të, Barcelona vazhdon të jetë lidere e La Liga-së, me 40 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Atletico Madrid. /Lajmi.net/