Barcelona nuk është Bayern

Samir Nasri ka theksuar se Manchester City mund të përmbys rezultatin duke mposhtur Barcelonën në Nou Camp dhe të kualifikohet në çerekfinale. Ai insistoi se katalanët nuk janë në të njëjtin nivel me Bayern Munichun. Skuadra e Manuel Pellegrinit është në disavantazh 2:0 pas duelit të parë në Etihad, dhe duhet të fitojë me tre…

Sport

20/02/2014 09:09

Samir Nasri ka theksuar se Manchester City mund të përmbys rezultatin duke mposhtur Barcelonën në Nou Camp dhe të kualifikohet në çerekfinale.

Ai insistoi se katalanët nuk janë në të njëjtin nivel me Bayern Munichun. Skuadra e Manuel Pellegrinit është në disavantazh 2:0 pas duelit të parë në Etihad, dhe duhet të fitojë me tre gola dallim në Barcelonë më 12 mars, për t’u kualifikuar tutje.

Por, Nasri beson se fitorja 3:2 ndaj Bayernit në Allianz Arena në dhjetor, dëshmon aftësinë e ekipit.

“Nuk ka përfunduar. Para ndeshjes kemi thënë se janë 180 minuta lojë andaj mund të bëjnë atë që bëri Valencia më herët këtë muaj duke i mposhtur në shtëpi. Ne do të luftojmë deri në fund. Duhet të rrezikojmë, por pse jo? Shkuam në Bayern dhe i mposhtëm, andaj mund ta bëjmë të njëjtën gjë me Barcelonën”, deklaroi Nasri.

“A është Barcelona ekipi më i mirë me të cilin jemi takuar. Jo, nuk mendoj se janë. Bayern është skuadra më e mirë me të cilën kemi luajtur. Kundër Bayernit, për 60 minuta nuk e kemi prekur topin. Ata janë ekipi më i mirë, jo Barcelona”, shtoi francezi.