Barcelona nuk e njeh PSG-n e Ibras (Video)

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat bindës 3-1 në Camp Nou, kundër PSG-s, duke dalë si lider i grupit F.

Sport

10/12/2014 22:38

Blaugranasit e panë vetën në disavantazh, pasi në minutën e 15’ Ibrahimovic shënon për të kaluar francezët në epërsi.

Sidoqoftë, katër minuta më vonë, Messi shënon për të barazuar rezultatin. Në minutën e 41’ Neymar shënon një supergol për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 77’ Luis Suarez vulos dilemën e këtij takimi, pasi shënon golin e tretë për skuadrën e tij, e cila kualifikohet për në fazën tjetër si lidere. PSG është në vendin e dytë me 13 pikë.

Video