Barcelona: Nuk duam të përballemi me këto dy skuadra në çerekfinale të L.K

Lojtarët e Barcelonës tashmë kanë shfaqur preferencat për shortin e çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

Sport

14/03/2019 10:04

Katalanët kanë kaluar për të 12-tin vit më radhë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 5:1 kundër Lyon në ‘Camp Nou’.

Mediet në Spanjë raportojnë se lojtarët e Barcelonës tashmë kanë shprehur preferencat për shortin që do të tërhiqet ditën e premte.

Barcelona nuk do të dëshironte përballje në çerekfinale kundër Manchester Cityt dhe Juventusit, madje ata preferojnë që këto dy skuadra të takohen mes vete në këtë fazë.

‘Blaugranët’ do të ishin të kënaqur nëse shorti ua sjellë Porton apo Manchester Unitedin.

Shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të hidhet ditën e premte me fillim nga ora 12:00./Lajmi.net/