Barcelona në sulm për Cuadradon
Trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique është i interesuar për transferimin e yllit të Fiorentinës, Juan Guillermo Cuadrado, gjatë afatit kalimtar të verës. Gjiganti katalanështë i gatshëm të paguajë 20-25 milionë euro për reprezentuesin kolumbian.

Sport
Trajneri i ri i Barcelonës, Luis Enrique ka autorizuar drejtorin sportiv Andoni Zubizarreta që të fillojë përpjekjet për transferimin e yllit të Fiorentinës, Juan Guillermo Cuadrado.
Gjiganti katalan spekulohej se ishte i interesuar për reprezentuesin kolumbian edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mirëpo, pavarësisht ndryshimit në stafin teknik ku Enrique ka zëvendësuar të shkarkuarin Gerardo Martino, Cuadrado mbetet objektiv i klubit nga Camp Nou, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane El Mundo Deportivo.
Enrique beson se Barcelona mund të transferojë Cuadradon – i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit për Fiorentinën – me një ofertë prej rreth 20-25 milionë euro.
Cuadrado spekulohet se kërkohet edhe nga kampioni i Italisë, Juventus.