Barcelona në ‘shok’, lëndohen treshja e sulmit

Skuadra e Barcelonës është duke e ‘mallkuar’ pauzën për ndeshjet e kombëtareve.

Sport

23/03/2019 17:44

Mbrëmë në ndeshjen e luajtur mes Argjentinës dhe Venezuelës, një lëndim në ije ka pësuar edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Ky lëndim ka hapur telashe jashtëzakonisht të mëdha për trajnerin Ernesto Valverde, i cili do të ketë shumë pak zgjedhje në fazën e sulmit, përcjell lajmi.net.

Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele vuajnë nga lëndimet dhe nuk do të jenë të gatshëm të kontribuojnë për skuadrën e tyre.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë punët për treshen e sulmit katalan, dhe sa do të zgjasë mungesa e tyre. /Lajmi.net/