Barcelona në Santiago Bernabeu

Barcelona dëshiron që finalja e Copa del Rey të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Sport

05/02/2016 10:46

Barcelona ka kërkuar që finalja e Copa del Rey të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Edhe pse Real Madrid ka insistuar se nuk dëshiron të jetë nikoqir i finales, gjiganti katalan beson se stadiumi i “Los Blancos” është arena më e mirë e mundshme për duelin e rëndësishëm, raporton e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Barcelona tashmë e ka siguruar kualifikimin në finale pas fitores 7:0 ndaj Valencias në ndeshjen e parë gjysmëfinale, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, Atletico Madrid me stadiumin Vicente Calderon është përmendur si nikoqir i mundshëm.