Barcelona në hall, i lëndohet edhe Dembele

Barcelona assesi të rehatohet me lëndimet.

Sport

19/08/2019 22:00

Pas Luis Suarez, Barcelona ka humbur edhe sulmuesin Ousmane Dembele.

Faqja zyrtare e Barcelonës ka njoftuar se Dembele do të mungojë deri në pesë javë, përcjell lajmi.net, shkaku i një lëndimi.

Kujtojmë se katalanët në ndeshjen e javës së parë në udhëtim te Bilbao, janë paraqitur pa Lionel Messin.

Lëndimi i Dembele do të detyrojë Barcelonën të ndërhyjë në tregun e transferimeve, duke mos u përjashtua mundësia e transferimit edhe të Neymar./Lajmi.net/