Barcelona mund t’i shpëtoj rreth 180 milion euro nga Griezmann

Atletico Madrid dhe Barcelona arritën marrëveshje në çastet e fundit para mbylljes së merkatos verore, për rikthimin e sulmuesit tek skuadra e Simeones.

Sport

06/09/2021 13:45

Barcelona u dakordua që të linte Griezmannin të shkonte tek Atletico në formë huazimi, duke i dhënë madrilenëve opsionin e blerjes së kartonit për 40 milion euro.

Ky vendim për ‘blaugranasit’ me siguri që do të jetë i mirë për klubin, veçanërisht duke e ditur se sa në vështirësi ekonomike është klubi spanjoll.

Sipas mediave spanjolle, Antoine Griezmann do të kishte fituar 7 milion euro nëse do të qëndronte tek Barcelona këtë sezon 2021-22, si një bonus besnikërie. Ai fitoi 1 milion euro për uljen në stol kundër Bayern vetëm në tremujorët e 2019-20.

Nëse do të ishte respektuar kontrata e francezit deri në fund me ekipin e Barcelonës (2024), atëherë ai do të kishte përfituar rreth 180 milion euro, duke e përfshirë pagën e lartë që e kishte dhe bonuset e tjera.

Griezmann u dakordua që të zvogëlojë pagën e tij për 40% se sa kishte përfituar tek Barcelona, duke u rikthyer tek ish ekipi i tij në formë huazimi. /Lajmi.net