Barcelona mund të humbasë 100 milionë euro nga kriza e koronavirusit

Gjigantët spanjollë Barcelona kanë frikë se mund të humbin deri në 100 milionë euro në muajt e ardhshëm për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Sport

30/03/2020 12:24

LaLiga është ndër garat në të gjithë Evropën të cilat janë pezulluar si pjesë e një bllokimi që synon të ndalojë përhapjen e virusit Covid 19.

Skuadra katalanase ka konfirmuar se po shikojnë mundësinë e aplikimit ERTE për të lehtësuar uljen e pagave dhe tepricat e përkohshme, transmeton lajmi.net.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, klubi ka zgjedhur të ndërmarrë një hap të paparë për shkak të një humbje të parashikuar prej 100 milionë eurove nga shitja e biletave, tarifat e transmetimit, të ardhurat nga Liga e Kampionëve dhe shitja e fanellave.

Këtë javë, Barcelona njoftoi ulje të përkohshme të pagave për skuadrën e saj, duke përfshirë disa nga yjet më të mëdhenj, si Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Bordi, i udhëhequr nga presidenti Josep Maria Bartomeu, mund të ulë pagat deri në 70 përqind.

Ende nuk ka ndonjë aprovim nga dhoma e zhveshjes për zbatimin e këtyre planeve. /Lajmi.net/