Barcelona mund ta humb edhe një mundësi tjetër, Juventusi ka bërë ofertë më të mirë për Depay

Memphis Depay mund të shkojë në Juventus.

Sport

10/06/2021 10:59

Sipas Mundo Deportivo, Juventusi ka bërë ofertë më të mirë për Memphis Depay sesa ajo e Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Sipas artikullit, Depay mund të bëhet një “Wijnaldum” i ri pasi Juventusi ka paraqitur një ofertë pak më shumë se tre milionë euro në sezon.

Mirëpo në Barcelonë mbesin optimistë se “telenovela” Depay nuk do të ketë skenarin e njëjtë me atë të Wijnaldum.

Sidoqiftë, ende nuk ka ndonjë gjë zyrtare, por sipas mediave thuhet se Barcelona është afër të nënshkruajë me holandezin./Lajmi.net/