Barcelona merr vendim për Griezmannin

Bashkatdhetarët e tij Digne, Umtiti dhe Dembélé, mësohet t’i kenë dërguar mesazhe të shumta në WhatsApp. Griezmannit me një kontekst të qartë, me ftesën: “Të presim te Barça!”.

Sport

26/04/2018 13:16

Siç raporton sot e përditshmja spanjolle “Sport”, Barcelona është duke përshpejtuar tratativën që do të sjellë në “Camp Nou” francezin e Atleticos së Madridit, Antoine Griezmann.

Janë vetë lojtarët “blaugrana” që i urojnë mirëserdhjen në organikën e tyre sulmuesit që pritet të veshë fanellën e katalanasve gjatë kësaj vere. Bashkatdhetarët e tij Digne, Umtiti dhe Dembélé, mësohet t’i kenë dërguar mesazhe të shumta në WhatsApp. Griezmannit me një kontekst të qartë, me ftesën: “Të presim te Barça!”

Aktualisht, “Los Colchoneros” janë duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj sulmuesit në mënyrë që ky i fundit të mos largohet, duke e joshur madje edhe me ofertën e rinovimit që do të parashikonte kushte të tjera financiare.

Por mënyra më e mirë për Atleticon për të bindur Griezmannin do të ishte një projekt premtues dhe efektiv. Është pikërisht ky avantazhi i Barcelonës lidhur me të ardhmen Griezmannit, pasi siç dihet gjigantët katalanas kanë në dorë letra më të mira në të gjitha aspektet.

Transferimi i sulmuesit 27-vjeçar në Katalunjë do të kishte pa dyshim një impakt shumë pozitiv për formacionin e Valverdes. Me afrimin e tij Barça do të përfitonte shërbimet e një sulmuesi polivalent që për lojën e katalanëve do të rezultonte shumë eficient, transmeton “SS”.

Tashmë Barcelona ka nisur sulmin për të mbyllur me sukses operacionin “Griezmann”, edhe pse klauzola e tij e largimit është plot 100 milionë euro. Duke parë moshën dhe nivelin e performancës së francezit në La Liga, ky do të ishte një investim i justifikuar.