Barcelona merr vendim për Coutinhon

Koha e Philippe Coutinhos te Barcelona ka përfunduar.

Sport

16/10/2019 19:27

Skuadra katalane nuk dëshiron që yllin brazilian të rikthehet në skuadër në fund të sezonit.

Barcelona gjatë kësaj vere e dërgoi në huazim te Bayern Munich Coutinhon, me këta të fundit që kanë opsionin për ta blerë në fund të sezonit.

Sipas asaj që raporton AS, Blaugranasit kanë mbajtur një takim me agjentin e Coutinhos dhe i kanë bërë me dije se nuk është më i dëshiruar në Camp Nou.

Ky qëndrim i Barcelonës do të bëjë që Coutinho të insistojë në transferimin e tij te Bayern, me bavarezët që mund të blejnë për rreth 80 milionë shërbimet e tij./Lajmi.net/