Barcelona me super transferim nga rivali i La Liga-së

Barcelona është shumë afër të bëjë një transferim të madh për sezonin e ri.

Sport

11/03/2019 11:11

Barcelona po e kërkon me ngul  transferimin e sulmuesit të Celta Vigos, Maxi Gomez.

Skuadra katalonase është duke tentuar ta transferojë sulmuesin, andaj rivali i tyre do të jetë i detyruar ta shet atë, përcjell lajmi.net nga Sport.

Celta Vigo është shumë afër të bije në divizionin e dytë të ligës spanjolle, andaj Bracelona do ta ketë më të lehtë për ta transferuar Gomezin.

Celta kërkon 50 milionë euro për shërbimet e lojtari, por nëse bije në ligën e dytë, çmimi do të përgjysmohet. /Lajmi.net/