Barcelona me stadium të ri
Bordi i drejtorëve të Barcelonës do të vendosë në janar nëse të zgjerojë Nou Campin ose të paraqet planet për zhvendosjen në një stadium të ri. Kampioni i Spanjës ka paraqitur një raport rreth dy projekteve me synim të zgjerojë kapacitetin e stadiumit në 105 mijë ulëse. Edhe pse ideja u përkrah gjatë një takimi…
Sport
Bordi i drejtorëve të Barcelonës do të vendosë në janar nëse të zgjerojë Nou Campin ose të paraqet planet për zhvendosjen në një stadium të ri.
Kampioni i Spanjës ka paraqitur një raport rreth dy projekteve me synim të zgjerojë kapacitetin e stadiumit në 105 mijë ulëse.
Edhe pse ideja u përkrah gjatë një takimi të hënën, drejtorët e Barcelonës nuk do të vendosin opsionin e tyre të preferuar deri në fillim të vitit 2014.
Zëdhënësi i bordit, Toni Freixa shpjegoi për uebfaqen zyrtare të klubit se ekzistojnë dy opsione: “Ndërtimi i një stadiumi të ri në Diagonal, pronë që i takon Universitetit të Barcelonës, ose renovimi i stadiumit të tanishëm dhe strukturës në Nou Camp. Të dy shkojnë me idenë e krijimit të kapacitetit prej 105 mijë spektatorësh, stadiumi do të jetë i mbuluar”, deklaroi ai.
Nou Camp është aktualisht stadiumi më i madh në Evropë me kapacitet prej 99,354 ulësesh.