Barcelona me përforcim të ri nga Serie A, çmimi 60 milionë euro

Barcelona ka identifikuar një përforcim të ri nga Serie A.

Sport

12/09/2019 14:37

Afati kalimtar i verës është mbyllur më 2 shtator por klubet e mëdha evropiane vazhdojnë të mendojnë për përforcimet e ardhshme.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona ka identifikuar një blerje të re nga Serie A, transmeton lajmi.net.

Skuadra kampione e La Ligës është duke përcjell me interesim mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz dhe mund të ofrojë 60 milionë euro për blerjen e tij.

23 vjeçari konsiderohet si talent i madh dhe ka shkëlqyer me ekipin e Spanjës.

Barcelona pritet të bëjë përpjekje për rikthimin e tij në La Ligë nga fillimi i vitit 2020, ose në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/