Barcelona me ofertë zyrtare për Salzburgun, 40 milionë euro për Adeyemin

Me objektivin e qartë është përforcimi i sulmuesve të krahut, që kërkohen nga trajneri Xavi Hernnadez, Barcelona është duke punuar qetësisht për ndryshime gjatë afatit të janarit ose atij veror.

Sport

30/11/2021 11:20

Javën e kaluar, Mateu Alemany udhëtoi në Manchester për të nisur negociatat me Cityn për Ferran Torres, që është i pajtimit që të luajë për Barelonën, transmeton lajmi.net.

Tashmë ka mbetur vetëm që “Qytetarët” të pranojnë propozimin e Barcelonës dhe të nisin negociatat.

Ndërkohë, “Mundo Deportivo”, raportoi se një takim është caktuar për këtë javë me agjentin e Dani Olmos, tjetër futbollist që Xavi e do në “Camp Nou”.

Olmo, ka qenë në të kaluarën akademinë e Barcelonës dhe është i hapur për rikthimin dhe gati të triumfojë me katalunasit. Por, përpos këtyre dyve, Barcelona dëshiron me patjetër transferimin edhe të Karim Adeyemi.

“Sky Sports”, raporton se Barcelona tashmë ka bërë ofertën e parë zyrtare, duke propozuar 40 milionë euro për yllin e RB Salzburgut, Karim Adeyemi.

Sidoqoftë, Barcelona ka gjetur rival në garë për shërbimet e gjermanit, me Dortmundin që kanë ofruar 35 milionë euro, por me pagë më të mirë për lojtarin.

Për tani, qëndrimi i lojtarit mbetet neutral, ngase klubi austriak duhet të vendos cilën ofertë ta pranojë./Lajmi.net/