Barcelona me ofertë të parezistueshme për Lautaron

Barcelona synon t'i ofrojë sulmuesit të Interit Lautaro Martinez një kontratë me vlerë 10 milionë euro në vit, ndërsa ata përpiqen ta sjellin argjentinasin në 'Camp Nou', burime afër palëve kanë konfirmuar.

Sport

09/04/2020 17:42

Përkundër pasigurisë financiare të shkaktuar në mbarë botën e futbollit nga pandemia e koronavirusit, Barcelona po punon në objektivin e tyre numër një të transferimit.

Ata duan të sjellin Lautaro në Spanjë dhe janë të gatshëm të ofrojnë një pagë prej tetë shifrash për të tërhequr lojtarin nga Serie A, përcjell lajmi.net.

Ndërsa është një shumë mbresëlënëse, është gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme më pak se paga aktuale e Luis Suarez, sulmuesi kryesor që aktualisht është në skuadrën e Barcelonës.

Kjo do t’i lejojë klubit të qëndrojë brenda rregullave të Fair Play Financiar, të cilat përcaktojnë se ata nuk mund të shpenzojnë më shumë se 70 përqind të të ardhurave të tyre vjetore në pagat e stafit.

Lautaro ka qenë në formë sensacionale këtë sezon për Interin, duke shënuar 16 gola në 31 paraqitje para se shpërthimi i Covid-19 të ndalojë futbollin në të gjithë Evropën. /Lajmi.net/