Barcelona me ofertë rinovimi për Messin, synon ta mbajë deri në moshën 36 vjeçare

Skuadra e Barcelonës sigurisht se do të bëjë të pamundurën për ta mbajtur Lionel Messin sa më gjatë në ‘Camp Nou’.

Sport

22/07/2019 22:29

Barcelona ka nisur tentimet për rinovimin e kontratës me njërin nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, nëse jo më të mirin.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, Barca po synon ta mbajë ikonën 32 vjeçare edhe katër vite në skuadër, transmeton lajmi.net.

Messi aktualisht është në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Barcelonën, ku fiton 1.7 milionë funte në javë.

Mbetet të shihet nëse Messi do të pajtohet për kontratën  e re, e  cila i siguron rreth 7.3 milionë funte për muaj. /Lajmi.net/