Barcelona me ndryshime në El Clasico

Cesc Fabregas dhe Neymar pritet të jenë titullarë për Barcelonën kundër Real Madridit të dielën. E përditshmja sportive spanjolle AS ka thënë se mesfushori dhe sulmuesi, që munguan në fitoren 7:0 ndaj Osasunës, do të rikthehen në formacionin bazë të Gerardo Martinos, që beson se prezenca e Fabregasit i jep Barcelonës më tepër kontroll në…

Sport

20/03/2014 09:34

Cesc Fabregas dhe Neymar pritet të jenë titullarë për Barcelonën kundër Real Madridit të dielën.

E përditshmja sportive spanjolle AS ka thënë se mesfushori dhe sulmuesi, që munguan në fitoren 7:0 ndaj Osasunës, do të rikthehen në formacionin bazë të Gerardo Martinos, që beson se prezenca e Fabregasit i jep Barcelonës më tepër kontroll në mesfushë.

Ndërsa, Neymar do të inkuadrohet për të shtuar kërcënimin në sulm, ku Pedro dhe Alexis Sanchez pritet të jenë rezervist.

Barcelona u stërvit me dyer të mbyllura të mërkurën por AS beson se Martino tashmë ka përcaktuar formacionin për El Clasico.

Victor Valdes në portë, Gerard Pique do të jetë partner me Javier Mascheranon në qendër të mbrojtjes kurse Dani Alves dhe Jordi Alba do të përbëjnë krahët. Sergio Busquets, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta do të luajnë nga minuta e parë, së bashku me Fabregasin.

Në sulm, dyshja Neymar dhe Lionel Messi. Pra, formacioni identik që e mposhti Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.