Barcelona me komunikatë zyrtare për Ansu Fati – merret vendimi rreth operimit

Barcelona ka lëshuar një komunikatë zyrtare lidhur me situatën e Ansu Fati.

Sport

25/01/2022 13:50

Fati ka pësuar një tjetër lëndim në ndeshjen e fundit që luajti me skuadrën e Barcelonës, pikërisht në vendin e njëjtë që ishte lënduar më parë.

Thuhej se i riu spanjoll mund t’i duhet që të operohet për këtë problem, por vendimi është marrë ndryshe, përcjell lajmi.net.

Komunikata zyrtare e Barcelonës bën të ditur se Ansu Fati do të vazhdojë tretman konservativ, për t’u rikuperuar nga dëmtimi i tendinit proksimal të bicepsit femoris të kofshës së majtë. Evoluimi do të shënojë gatishmërinë e tij

Fati shihet si një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Barcelonës. Megjithatë, kjo nuk mund të vërtetohet akoma, pasi lojtari ka vuajtur nga shumë lëndime që kur vlerësohet lart nga klubi./Lajmi.net/