Barcelona me ‘buxhet të ulët’, fillon bisedimet me Agueron

Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero, do të largohet edhe zyrtarisht nga klubi i tij në përfundimin e sezonit.

Sport

13/04/2021 17:43

Sipas burimeve gna Spanja, argjentinasi është në bisedimet të avancuara me lojtarin e Manchester Cityt, Aguero, për një transferim të mundshëm, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi do të largohet si agjent i lirë dhe për këtë arsye ka disa klube të interesuara për të.

Juventus është njëri ndër klubet që ka shprehur interesim për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Raportimi i ri nga media spanjolle, El Chiringuito, thotë se Aguero është në bisedime me Barcelonën.

Lionel Messi pritet të jetë ‘çelësi’, i transferimit të Agueros pasi ky i fundit ka raporte të mira me bashkëlojtarin e tij./Lajmi.net/