Barcelona, mallkimi i Balotellit

Gjithçka filloi më 2006. Në verën kur Italia u shpall kampion i Botës, Mario Balotelli, aso kohe 16-vjeç, anëtar i ekipit Lumezzane në Serie C1, u ftua për prova nga Barcelona. Sipas njoftimeve zyrtare, ai e kaloi testin, por pas katër ditësh qëndrimi në klub, u largua për shkak të mosmarrëveshjeve të aspektit ekonomik. Kërkesat…

Sport

21/10/2013 13:30

Gjithçka filloi më 2006. Në verën kur Italia u shpall kampion i Botës, Mario Balotelli, aso kohe 16-vjeç, anëtar i ekipit Lumezzane në Serie C1, u ftua për prova nga Barcelona.

Sipas njoftimeve zyrtare, ai e kaloi testin, por pas katër ditësh qëndrimi në klub, u largua për shkak të mosmarrëveshjeve të aspektit ekonomik. Kërkesat nga menaxheri i tij ishin të larta për gjigantin katalan.

Ëndrra e Barcelonës u shua, por në fund ai iu bashkua Interit dhe aty e nisi karrierën në nivelin më të lartë. Balotelli u bë i madh dal ngadalë. Në edicionin 2009/10 në rrugë i doli Barcelona. Më 15 shtator në Giuseppe Meazza, luajti vetëm për pesë minuta në vend të Diego Militos në barazimin 0-0.

Më 24 nëntor, hyri në vend të Dejan Stankovicit në minutën e 71-të por ishte vetëm shikues në kapitullimin e Interit që humbi 2-0.

Në një tjetër përballje më 20 prill të vitit 2010, Inter mposhti Barcelonën 3-1 në duelin e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, ndeshje perfekte për të gjithë, por jo edhe për Balotellin i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të në vend të Diego Militos, por në vend se të festonte së bashku me ekipin, ai u konfrontua me tifozët në tribuna.

Ai ua ngriti gishtin përkrahësve nga Curva Nord ndërsa hodhi në tokë fanellën e Interit. Ky gjest bëri që ai të përfundojë në Manchester City. Por, me skuadrën angleze nuk pati asnjë përballje me gjigantin katalan.

Ky ballafaqim u rishfaq pas transferimit të tij në Milan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, por për fatin e tij të keq Balotelli nuk kishte të drejtë të përfshirjes në listën e UEFA-së pas paraqitjeve të mëhershme në garë për Cityn. Milani fitoi 2-0 kurse Balotelli e përcolli ndeshjen nga tribunat.

Më 12 mars, Barcelona e përmbysi rezultatin duke fituar 4-0, në një tjetër duel ku Balotelli ishte vetëm shikues. Tani, Rossonerët dhe Blaugrana do të ndeshen sërish të martën në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Por, Balotelli nuk do të mungojë sërish për shkak të një lëndimi. Kush e di ndoshta më 6 nëntor në Nou Camp do të vjen momenti për të thyer mallkimin. Do të ishte koha, apo jo?