Barcelona largon Deulofeun
Gerard Deulofeu duhet të largohet nga Barcelona. Sulmuesi 20-vjeç nuk e ka bindur trajnerin Luis Enrique se e meriton të mbetet në skuadër andaj duhet të gjejë ekip të ri.
Sport
Barcelona nuk ka vend për sulmuesin Gerard Deulofeu.
20-vjeçari i rikthyer në Camp Nou gjatë kësaj vere pas periudhës së huazimit në Everton, nuk e ka bindur trajnerin e ri Luis Enrique se e meriton një shans te gjiganti katalan.
Sipas “Rac1”, Deulofeu do të largohet nga Barcelona në ditët e ardhshme, të fundit të afatit kalimtar të verës. Së fundmi, është spekuluar rreth një transferimi të tij te Sevilla, në formë huazimi. Kjo mbetet të shihet.
Por, ajo që tashmë duket e sigurt është se ai duhet të largohet nga Barcelona.