Barcelona kualifikohet me fitore (Video)

Barcelona ka arritur të kualifikohet për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi shënoi fitore në Camp Nou kundër Manchester Cityt me rezultat 1-0, teksa rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshje është 3-1.

Sport

18/03/2015 22:37

Pjesa e parë ishte spektakulare për Barcelonën sidomos për Messin i cili ishte duke treguar disa nga aftësitë e tij.

Dhe, në minutën e 31′ Ivan Rakitic shënon për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi, pasi pranoi një top të mirë nga Messi.

Deri në fund ndeshja ishte spektakulare me raste nga dy skuadrat e sidomos nga Barcelona, mirëpo nuk kishte asnjë gol.

https://vine.co/v/OV2WmHaT1Tu