Barcelona konfirmon për herë të parë kontaktet me Messin për rikthimin në “Camp Nou”

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste ka konfirmuar për herë të parë kontaktet për të rikthyer Messin në “Camp Nou”. Ai në një deklaratë ka bërë të ditur se Barcelona ka qenë në kontakt me kampin e Messit, njofton gazetari Fabrizio Romano, përcjell lajmi.net. Yuste ka thënë se Messi e do Barcelonën dhe qytetin, duke u…

Sport

31/03/2023 12:10

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste ka konfirmuar për herë të parë kontaktet për të rikthyer Messin në “Camp Nou”.

Ai në një deklaratë ka bërë të ditur se Barcelona ka qenë në kontakt me kampin e Messit, njofton gazetari Fabrizio Romano, përcjell lajmi.net.

Yuste ka thënë se Messi e do Barcelonën dhe qytetin, duke u shprehur optimist për rikthyer yllin e Argjentinës në Katalonjë.

“Ne kemi qenë në kontakt me kampin e Leo Messit. Leo e di se sa shumë e vlerësojmë dhe unë do të doja që ai të kthehej këtu”.

“Isha i përfshirë në bisedimet për kontratën dy vjet më parë dhe ende mbaj mend sa e vështirë ishte të lija Messin të largohej”.

“Sigurisht që Leo Messi e do Barçën dhe qytetin, ndaj shpresojmë të gjejmë kushtet e duhura për të vazhduar historinë e tij këtu”, tha ai.

35-vjeçari u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021 pas një periudhe më shumë se 15 vjeçare.

Messi nënshkroi me Paris Saint-Germainin dhe ka kontratë deri në verën e këtij viti./Lajmi.net/