Barcelona: Këta janë futbollistët që i kërkojmë

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida ka zbuluar disa nga emrat e futbollistëve që janë të interesuar t’i transferojnë në Camp Nou.

Sport

01/05/2015 10:27

Barcelona nuk ka të drejtë të realizojë përforcime deri në janarin e vitit 2015, për shkak të dënimit të shqiptuar nga FIFA.

Por, gjiganti katalan i ka bërë gati emrat që do t’i kërkojnë pasi të ketë të drejtë të bëjë blerje të futbollistëve. Drejtori Ariedo Braida ka zbuluar disa nga emrat e futbollistëve që janë të interesuar t’i transferojnë në Camp Nou.

“Marotta është shok i imi. Kemi biseduar për Pogba, është një kampion dhe na pëlqen ta kemi këtu pas një viti, por varet edhe nga vendimet e klubeve”, deklaroi Braida për “Tuttosport”.

“Darmian? Na intereson edhe ai, ka bërë hapa të mëdhenj gjatë këtij sezoni”, u shpreh ai.