Barcelona kërkon Xhakën

Barcelona do ta vëzhgojë mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, në ndeshjen kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Sport

20/10/2015 13:11

Granit Xhaka mund të kalojë te Barcelona. Është klubi katalunas që do ta ndjek kapitenin kosovar të Borussia Monchengladbachit në takimin me Juventusin.

‘4-4-2.com’ shkruan se drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida do të udhëtojë të mërkurën në Torino për ta ndjekur nga afër Granit Xhakën.

“Menaxheri do ta shikojë ndeshjen në fjalë dhe arsyeja kryesore janë dy lojtarë, Paul Pogba dhe Granit Xhaka”, shkruan sajti zviceran, transmeton GazetaOlle.com.

Për shërbimet e Xhakës është interesuar prej kohësh edhe Atletico Madridi.