Barcelona kërkon ‘shokun e Ter Stegenit’

Barcelona planifikon përforcimet e reja për afatin kalimtar të verës. Gjiganti katalan është i interesuar për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus, shok i portierit të ri të Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen.

Sport

24/05/2014 13:40

Sezoni ka përfunduar por Barcelona është duke punuar për krijimin e një skuadre më të fortë për edicionin e ardhshëm.

Trajneri i ri Luis Enrique ka kërkuar nga drejtori sportiv Andoni Zubizarreta që të hidhet në kërkim të futbollistëve që ai i konsideron si të nevojshëm për sezonin e ardhshëm në Camp Nou.

Dhe, sipas të përditshmes sportive katalane Mundo Deportivo, një prej objektivave kryesorë të Barcelonës është ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Mesfushori gjerman është shok i ngushtë me portierin e ri të Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen, dhe Enrique beson se lidhja miqësore mes tyre mund të jetë një faktor i rëndësishëm që Reus të vendosur të transferohet në Camp Nou.

Reus ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Dortmund dhe tashmë një kohë të gjatë ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Manchester United, Bayern Munich dhe Real Madrid.