Barcelona kërkon portier, sytë përsëri kah Bundesliga

Barcelona është duke kërkuar shërbimet e një portieri, dhe duket se Bundesliga do të jetë përsëri vendi ku ata do të bëjnë pazar.

Sport

09/02/2019 16:25

Marc Andre Ter Stegen ishte transferuar nga Borussia Monchengladbach tek Barcelona, dhe që atëherë ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme.

Kështu, skuadra katalane po kërkon edhe një portier, por për të zëvendësuar portierin e dytë, Jasper Cillessen, i cili pritet që gjatë verës të largohet nga “Camp Nou”.

Poriteri i Wolfsburg, Koen Casteels pritet që të pranojë një ofertë nga Barcelona, shkruan “Sport”, transmeton lajmi.net.

Ai është në listën e ngushtë të dëshirave të Barcelonës. Kontrata e portierit me Wolfsburg është e vlefshme deri në vitin 2021.

Wolfsburg do të kërkonte diku rreth 20 milionë euro për ta liruar 26 vjeçarin. Kjo shifër nuk besohet të jetë problem për kampionët e La Ligas. /Lajmi.net/