Barcelona kërkon një super përforcim nga Lazio
Barcelona ka shfaqur interesim për një futbollist të Lazios.

Sport
Pavarësisht se para pak kohësh firmosi kontratën e re deri në vitin 2022, Lazio gjatë merkatos së verës duhet të bëjë llogaritë me disa klube që kanë shfaqur interes për Luis Alberto.
Në veçanti, bardhekaltërit duhet të kënë kujdes nga Barcelona, e cila kërkon pasuesin e Andres Iniesta, që në fund të sezonit do të largohet nga Camp Nou, përcjell “SS”.
Klubi italian gjithsesi nuk mendon ta shesë më pak se 40 milionë euro mesfushorin me tipare sulmuese.