Barcelona kërkon Iscon
Barcelona është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Isco, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Sport
Barcelona ka një ide të çmendur.
Gjiganti katalan është i gatshëm të paraqes ofertë për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Isco.
Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, drejtuesit e Barcelonës kanë identifikuar yllin spanjoll si një futbollist të nevojshëm në Camp Nou.
Isco spekulohet se mund të largohet nga Santiago Bernabeu ku nuk konsiderohet si titullar nga trajneri Carlo Ancelotti.
Andaj, e ardhmja e tij edhe pse tingëllon e pabesueshme, mund të jetë tek rivali më i madh i La Ligës, Barcelona.