Barcelona – kandidati i tretë për të fituar Ligën e Kampionëve

Barcelona ka 12 për qind shanse që të fitojë Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Sport

14/12/2020 18:06

Sipas FiveThirtyEight, Manchester City është favoriti kryesor me 26 për qind, pastaj Bayern Munichu me 19 për qind, transmeton lajmi.net.

Klubi katalunas këtë edicion ka treguar formë të dobët, sidoqoftë shihet si kandidati i tretë për të fituar garën me prestigjioze në botë.

Kurse, Real Madridi ka vetëm gjashtë për qind të shanseve, derisa rivali lokal, Atletico Madrid me pesë për qind./Lajmi.net/