Barcelona ka shpenzuar mbi 1 miliard euro në përforcime për pesë vjet

Drejtuesit e Barcelonës kanë shpenzuar mbi 1 miliard euro në përforcime në pesë vitet e fundit dhe nuk kanë arritur të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Sport

22/10/2020 18:27

Analiza fillon në 2015 pas futjes së embargos së transferimit të klubit katalanas. Përforcimet e para janë Arda Turan dhe Aleix Vidal të cilët priten disa muaj për të qenë në gjendje të luajnë për Barçën. Lojtari i kombëtares turke kushtoi rreth 40 milionë euro dhe shumë shpejt u bë tepricë në “Camp Nou”, transmeton lajmi.net.

Në sezonin 2016/17, katalanasit nën udhëheqjen e Bartomeu sollën disa lojtarë me një vlerë totale deri në 150 milionë euro. Në verën e vitit 2017, ata ishin të shokuar nga largimi i Neymar, kështu që ata sollën Ousman Dembele për 105 milionë euro, dhe disa muaj më vonë, Coutinho, i cili theu rekordin e transferimit.

Antoine Griezmann u ble verën e kaluar për 120 milionë euro dhe lajmi i keq është se asnjë nga këto përforcime deri më tani nuk i kanë përmbushur pritshmëritë.

Ekziston një pamje më e detajuar se sa Barcelona shpenzoi para vetëm për të kërkuar një partner ideal për Messin dhe Suarez, për të cilin katalanasit shpenzuan më shumë se gjysmë miliardi euro. /Lajmi.net/