Barcelona ka një problem të ri me Dembelen

Ousmane Dembele është duke shkaktuar shqetësime te skuadra e Barcelonës.

Sport

21/08/2019 17:16

Barcelona ka një shqetësim për Ousmane Dembele.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se skuadra kampione nga La Liga është e brengosur për jetën private të futbollistit francez, transmeton lajmi.net.

Në total 250 ditët e fundit, Dembele ka munguar në 44 ndeshje. Për më tepër, marrë parasysh 100 milionë eurot e shpenzuara për transferimin e tij nga Borussia Dortmund, Barcelona pret shumë më shumë nga Dembele.

Mirëpo, lëndimet po ashtu kanë kontribuar që Dembele të mos jetë në gjendje ta ndihmojë Barcelonën aq sa pritej. /Lajmi.net/