Barcelona ka një plan për Rakitic

Skuadra e Barcelonës duket se është e vendosur për të ardhmen e Ivan Rakitic.

Sport

18/11/2019 16:31

Afati kalimtar i janarit pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e mesfushorit kroat, i cili këtë sezon nuk po gjen hapësirat e duhura.

Sipas ‘Evening Standard’, Barca po planifikon që ta shes kartonin e lojtarit qysh në muajin e parë të vitit të ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Interesim për shërbimet e lojtarit ka pasur nga skuadrat italiane, siç është Inter, por edhe nga Premierliga, me Manchester United që ka monitoruar situatën e tij.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë Rakitic, i cili këtë sezon nuk është përfshirë në planet e Valverde. /Lajmi.net/